A mund të shkoj vendi në zgjedhje?- Osmani: Hapi i parë është konstituimi i Kuvendit pastaj janë tri mundësi kur mund të shkojmë në zgjedhje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit që ka mbajtur me liderët e partive politike në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Ajo këtë takim e ka quajtur konstrukt8iv dhe derisa ka folur për takime të tensionuara ka thënë se ky takim nuk ishte i tillë, shkruan lajmi.net. “Tymi i bardhë do…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit që ka mbajtur me liderët e partive politike në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
Ajo këtë takim e ka quajtur konstrukt8iv dhe derisa ka folur për takime të tensionuara ka thënë se ky takim nuk ishte i tillë, shkruan lajmi.net.
“Tymi i bardhë do të dal vetëm atëherë kur do të kemi konstituim të Kuvendit. Akoma nuk jemi në këtë pikë dhe besoj liderët e kanë sqaruar kur kanë dal nga takimi, që nuk ka pajtim funksional për konstituimin e Kuvendit. Diskutim minimal e thash në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje përpara dhe për të dëgjuar edhe ide të reja, prandaj kjo çështja e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese nga ana e institucionit të Presidencës sot e kemi diskutu për herë të parë, coftë nga partitë politike qoftë nga unë si Presidente që e shty përpara si ide. Shpresa ka qenë që Kuvendi të konstituohet më shpejt e jo të vijmë deri këtu”, ka thënë Osmani.
Ajo ka folur edhe në lidhje me mundësinë për ta quar vendin në zgjedhje, e mundësi kjo që siç ka thënë Osmani bëhet vetëm në tri raste.
“Në qoftë se 2/3 e Kuvendit vendosin të votojnë për shpërndarje të Kuvendit, në qoftë se dështojnë në zgjedhjen e Qeverisë, në qoftë se ka votë mosbesimi për Qeverinë. Për momentin, pa konstiuim të Kuvendit nuk mund të shkohet tek këto tri opzione. Edhe nëse partitë pajtohen mes vete për me shku në zgjedhje, fillimisht duhet me u konstituu Kuvendi, dhe tek as saj mund të ketë votë për shpërndarje të Kuvendit dhe pastaj unë si Presidente e caktoj datën apo nuk arrijnë me i bë numrat edhe pse kjo nuk është çështje që unë mundem tash me e përcaktu. Kushtetuta e parasheh që nëse nuk bëhen numrat janë afatet e përcaktuara brenda të cilave unë detyrohem si presidente me e qu vendin në zgjedhje, por parakusht për këtë është konstituimi i Kuvendit”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë që nëse kalon kohë e gjatë deri të konstituimi i Kuvendit, ajo do të takohet përsëri me liderët që të pajtohen për zgjedhje, por që sipas saj gjithmonë hapi i parë është konstituimi i Kuvendit.
“Unë nuk mendoj se vendi ynë nuk ka nevojë për zgjedhje për shkak të stabilitetit të vendit, shpenzimeve të shumta e të tjera, por kjo është çështje tjetër. Nëse kanë vullnet deputetët e Kuvendit të Kosovës ata mund ta imponojnë një proces zgjedhor të hershëm por paraprakisht duhet të konstituohet Kuvendi. Unë nuk mundem ta ushtroj një detyrë të tillë pa u plotësuar kriteret kushtetuese dhe për momentin ato nuk janë plotësuar”, ka shtuar Osmani.
Mes tjerash ajo ka thënë se ka optimizëm për gjetjen e zgjidhjes për konstituim të Kuvendit, por që nga të tjerët ka disponim minimal por që sipas saj ashtu “fillojnë gjërat e mira”
“Sfidat janë të mëdha, nuk është që i i injoroj por nuk mund të jap afat sepse varet nga shumë zhvillime. Unë i përmenda në takim disa afate që i kemi që kërkojnë Kuvend funksional, coftë sa i përket ribursimeve të para të planit të rritjes, qoftë sa i përket lojërave mesdhetarë, këto janë procese të rëndësishme dhe askush nuk guxon t’i rrezikoj sepse do të ishte në kundërshtim me qytetarët tona rrezikimi i tyre. Afat nuk mund të jap për momentin ta shohim si shkojnë zhvillimet, nëse arrihen numrat shpejt për konstituimin e Kuvendit mirë, nëse jo unë do ti takoj prapë liderët politik dhe çështja që dërgohet në gjykatë Kushtetuese është dicka që bëhet edhe me pajtimin e tyre”, ka shtuar Osmani.