Të Infektuar: 39.057

Të Shëruar: 24.427

Të Vdekur: 1.005

A mund të parandalohet çmenduria?

18:39 | 21 Tetor 2020

Njëzet e tetë ekspertë kryesorë të çmendurisë në botë shtuan tre faktorë të rinj të rrezikut të çmendurisë, marrja e tepërt e alkoolit, dëmtimi i kokës dhe ndotja e ajrit në jetën e mëvonshme.

Çmenduria prek rreth 50 milionë njerëz në të gjithë botën, një numër që pritet të trefishohet më shumë deri në vitin 2050, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ku jetojnë afërsisht dy të tretat e njerëzve me çmenduri, transmeton lajmi.net.

Gratë gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë çmenduri se sa burrat.

Në vende të caktuara, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Franca, përqindja e njerëzve të moshuar me çmenduri ka rënë, ndoshta pjesërisht për shkak të ndryshimeve të stilit të jetesës, duke demonstruar mundësinë e zvogëlimit të çmendurisë përmes masave parandaluese.

Inkurajoni përdorimin e aparateve për dëgjim dhe zvogëloni humbjen e dëgjimit duke mbrojtur veshët nga nivelet e larta të zhurmës.

Si të parandaloni çmendurin?

  • Zvogëloni ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit dhe tymit të duhanit.
  • Parandaloni dëmtimin e kokës (veçanërisht duke synuar profesione me rrezik të lartë).
  • Kufizoni marrjen e alkoolit në jo më shumë se 21 njësi në javë (një njësi e alkoolit është e barabartë me 10 ml ose 8 g alkool të pastër).
  • Ndaloni pirjen e duhanit dhe mbështesni të tjerët për të ndaluar pirjen e duhanit.
  • Bëni një jetë aktive në mes të jetës dhe ndoshta më vonë.
  • Ulja e mbipeshës dhe gjendjes se lidhur me diabetin. /Lajmi.net/