A mund të na shpëtojë plazma e gjakut e të rikuperuarve nga koronavirusi?

Një produkt gjaku i tërhequr brenda venave të njerëzve që janë rikuperuar nga koronavirusi mund të ndihmojë të tjerët të fitojnë luftën e tyre kundër virusit.

Lajme

21/04/2020 14:55

Plazma, një komponent kryesor i gjakut, tashmë po kursen jetën nga infeksioni për të parandaluar dështimin e organeve tek viktimat e përplasjeve të makinave, transmeton lajmi.net.

Lëngu me ngjyrë kashte është aq i çmuar sa është mbiquajtur ari i lëngshëm. Ai përbën 55 për qind të vëllimit të gjakut dhe mbart tre përbërës kryesorë përreth trupit, qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut dhe trombocitet.

Plazma gjithashtu ndihmon në heqjen e produkteve të mbeturinave nga trupi dhe përmban elektrolite, kripëra të tretura të cilat ndihmojnë në rregullimin e kimisë së trupit dhe lejojnë muskujt tanë të punojnë siç duhet.

Antitrupat që janë në thelb të terapisë së plazmës konvalente po hetohen për koronavirus, shkruan Daily Mail.

Kjo terapi varet nga fakti se njerëzit që janë rikuperuar nga një virus kanë antitrupa në gjakun e tyre që zbulojnë dhe shkatërrojnë virusin herën tjetër që sulmon.

Teoria është se duke i dhënë plazëm të pasur me antitrupa nga dikush që e ka marrë veten nga Covid-19 për dikë që aktualisht e ka atë, ajo duhet t’i ndihmojë të luftojnë virusin. /Lajmi.net/