A lejohet marëdhënja gjatë ciklit menstrual: Tregon seksologu Fejza
Seksologu Hajrullah Fejza në një intervistë të gjatë për lajmi.net, ka treguar se a është i lejuar kryerja e aktit seksual kur femra është me menstrunacione. Ai thotë se duhet të egzistojë një besim i thellë i partnerëve, dhe duhet të jenë të sigurt që nuk kanë infeksione, shkruan lajmi.net “Shkencërisht është e lejueshme, kur…

Lajme
Seksologu Hajrullah Fejza në një intervistë të gjatë për lajmi.net, ka treguar se a është i lejuar kryerja e aktit seksual kur femra është me menstrunacione.
Ai thotë se duhet të egzistojë një besim i thellë i partnerëve, dhe duhet të jenë të sigurt që nuk kanë infeksione, shkruan lajmi.net
“Shkencërisht është e lejueshme, kur dy partnerët nihen mes vete, dhe janë të sigurtë që nuk ka ndonjëri ndonjë sëmundje, e dimë që sëmundjet seksualisht të transmetueshme përhapen përmes gjakut, dhe kur ka menstrunacione ka gjakë dhe mundësia e bartjes së infeksioneve është më e madhe”, tha ai.
Ai më tutje dha detaje rreth asaj se sa zgjatë një cikël menstrual të gjinia femrore.
Marëdhënjet seksuale në kohën e fillimit të ciklit menstrual, cikli menstrual zgjat 28 ditë. Por ditët e para 3 deri 5 ditë karakterizohen me gjakderdhje, shumica e njerëzve e mendojnë si cikël vetëm kohen e gjakderdhjes, pa e ditë që cikli zgjat 28 ditë./Lajmi.net