A jeni e mirë në shtrat? Shenjat që tregojnë se po bëni një punë të mirë

15:24 | 30 Shtator 2021

Pasi të njihesh me këto tri sinjale, atëherë me siguri do ta bësh vetë diferencën nëse ti je e mirë në seks apo jo!

Kush e di se sa herë e keni pyetur veten: “A i pëlqej atij? Si i dukem gjatë seksit?

Të qenit e mirë nën çarçafë varet nga shumë faktorë duke filluar nga përvoja, iniciativa, mentaliteti, dëshira për t’u argëtuar dhe guximi, natyrisht.

Të impresionosh partnerin tënd nuk është vetëm një çështje fizike, por edhe mendore.

Pasi të njihesh me këto tri sinjale, atëherë me siguri do ta bësh vetë diferencën nëse ti je e mirë në seks apo jo!

  1. Para së gjithash, për të pasur marrëdhënie seksuale duhet të jetë jeni të çliruara. Seksi është një akt lirie ekstreme dhe një kënaqësi e pafundme. Vetëm në këtë mënyrë do t’i transmetoni ndjenjat pozitive partnerit tuaj dhe do të krijoni një kuptim dhe pjesëmarrje ideale në aktin intim. Pra, pyesni veten, kur bëni dashuri, a jeni të qetë? Nëse përgjigja është po, atëherë ‘go on’.
  2. Fakti që ju pyesni veten vazhdimisht, nëse jeni e mirë në seks apo jo, është një simptomë që tregon se juve ju intereson të kënaqni partnerin tuaj dhe jo vetëm veten. Dhe nuk ka asgjë më themelore se kjo: vetëm një grua e mirë në shtrat ka për qëllim që partneri i saj të shijojë kënaqësinë maksimale!
  3. Duket e parëndësishme, por nëse partneri juaj ka gjithmonë dëshirë për seks, kjo tregon një përpjekje të madhe nga ana e tij. Dhe në fund, e shihni atë të shtrirë pranë jush, me sytë e drejtuar nga ju dhe një buzëqeshje që duket se ju fton nën çarçafë. Ky është një sinjal pozitiv! Pra, atij i pëlqen të shkojë në shtrat me ju. /Lajmi.net/