A janë ushtrimet aerobe të dobishme për të gjithë personat joaktivë?

Ushtrimet aerobe tek personat sedentarë përmirësojnë fitnesin fizik duke përfshirë edhe shumë parametra të profilit metabolik.

Lifestyle

06/01/2016 23:21

Megjithatë, tek një numër i vogël i popullsisë, disa hulumtime kanë treguar efekte kontraverse sa i përket ndikimit të ushtrimeve aerobe në këta parametra të gjakut.

Këtë efekt të ushtrimeve e sqaron një publikim i ditëve të fundit, i publikuar në revisten shkencore Medicine & Science in Sports & Exercise. Autorët inkuadruan gjithsej 1188 individ sedentarë (joaktiv) dhe i analizuan profilet e tyre metabolike për insulinë, trigliceride, tension të gjakut në qetësi dhe kolesterol.

Subjektet u ndanë në dy grupe; atë eksperimentues dhe grupin e kontrollit. Të dy grupet kishin për detyrë të ushtronin ushtrime aerobe për 4-6 muaj. I vetmi dallim ishte se njëri grup ishte i mbikëqyrur nga mbikëqyrës profesionist ndërsa grupi tjetër nuk ishte i mbikëqyrur fare.

Rezultatet e analizave të gjakut treguan se të dyja grupet nuk kishin dallime domethënëse në parametrat metabolik të gjakut, por kishte një tendencë të lehtë që grupi i mbikëqyrur të kishte profil më të mirë.

Kjo ishte një tjetër dëshmi që ushtrimet aerobe, pavarësisht faktit se a janë ose jo të mbikëqyrura, kanë efeke pozitive për shëndetin kardiovaskular në përgjithësi./express