A është pesha trashëguese, flet dietologia për lajmi.net
Pesha dhe problemet me kilogramët janë një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve sot. Gazetarja e lajmi.net, Arjanita Osmanaj në një intervistë me një dietologe ka biseduar për shkaktarët e peshës. “Pesha nuk mund të jetë trashëguese, por anëtarët e një familje ushqehen njëjtë prandaj edhe shtojnë ose humbin peshë”, ka thënë dietologia. Ajo…

Lajme
Pesha dhe problemet me kilogramët janë një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve sot.
Gazetarja e lajmi.net, Arjanita Osmanaj në një intervistë me një dietologe ka biseduar për shkaktarët e peshës.
“Pesha nuk mund të jetë trashëguese, por anëtarët e një familje ushqehen njëjtë prandaj edhe shtojnë ose humbin peshë”, ka thënë dietologia.
Ajo ka folur edhe për balonin gastrik si një nga “zgjidhjet” për humbje peshe.
“Shumë pacientë që i janë nënshtruar këtij operimi kanë ardhur pastaj me probleme të lukthit dhe kanë kërkuar ndihmë nga nutricionistë”, është shprehur ajo. /Lajmi.net/
Video: