A është ky përforcimi i ri i Barcelonës?

Mbrojtësi i majtë i Torinos, Matteo Darmian ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtij sezoni do të vendosë për të ardhmen e tij. Barcelona e pret në Camp Nou.

Sport

19/05/2015 09:03

Mbrojtësi i majtë i Torinos, Matteo Darmian ka njoftuar se për të ardhmen e tij do të vendosë pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi italian kërkohet nga shumë klube, përfshirë Barcelonën.

“Çfarë do të bëj në sezonin e ri? Së pari do të përfundojë sezonin me Torinon, na presin ende disa ndeshje shumë të rëndësishme”, deklaroi Darmian për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.

“Do të bisedojmë me qetësi më klubin në fund të sezonit”, u shpreh ai.