A është kjo fotografia më dhimbshme e këtij viti në futboll?

Gianluigi Buffon ka përjetuar një tjetër makth në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/03/2019 10:41

Portieri italian së bashku me skuadrën e tij PSG, janë eliminuar nga gara elitare e Evropës për klube, duke u mundur 1:3 nga Manchester United në ‘Parkun e Princave’.

Buffon në këtë ndeshje ka qenë protagonist i një gabimi te goli i dytë i Lukakut.

Sikurse të mos mjaftonte kjo, kur po luheshin minutat e fundit të ndeshjes, gjyqtari me VAR akordoi një penallti për Manchester Unitedin, të cilën në gol e ktheu Marcus Rashford, për t’i dërguar ‘Djajtë e Kuq’ në çerekfinale të kësaj gare.

Buffon, padyshim një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, do të vazhdojë të ëndërrojë për një titull të Ligës së Kampionëve, diçka që nuk arriti ta fitonte edhe te Juventusi, edhe pse luajti tri finale.

Fati i njëjtë italianin e përcolli edhe në sezonin e parë te PSG./Lajmi.net/