“A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan time?” – Naim Murseli e pyet Haxhibeqirin për titujt e lexuar në media
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca në rastin e vrasjes së Liridona ademajt. Në seancë nën masa të rrepta sigurie janë sjell tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net. Në lidhje me ekzaminimin psikiatrik dhe raportin e dal, sot në këtë Gjykatë po dëshmon ish-drejtori i Institutit…

Lajme
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca në rastin e vrasjes së Liridona ademajt.
Në seancë nën masa të rrepta sigurie janë sjell tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me ekzaminimin psikiatrik dhe raportin e dal, sot në këtë Gjykatë po dëshmon ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri.
I akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli e ka pyetur Haxhibeqirin për disa tituj në media.
“Në media kam parë tituj që ekzaminimi thotë që Naim Murseli ishte në gjendje të aftësisë në momentin kur vrau gruan e tij, pyetja ime është kjo: A e thotë raporti këtë që unë e kam vrarë gruan time?”, ka pyetur Murseli.
Në lidhje me këtë, Haxhibeqiri ka thënë se në asnjë rast nuk është publikuar ekspertiza.
“Fillimisht dua ta informoj opinionin publik dhe trupin gjykues se ne nuk e kemi shpërnda në asnjë moment ekpertizën psikiatrike të punuar nga instituti i psikiatrisë forenzike të Kosovës. Pasi që aty ka të dhëna shumë sensitive të jetës dhe të zhvillimit psikosocial të klientit Naim Murseli. Në asnjë moment, në asnjë rresht të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo të cilën e ceki z.Murseli”, ka thënë Haxhibeqiri. /Lajmi.net/