A e tërhoqi Burundi njohjen e Kosovës? Tregon ministria e Jashtme

Sot Kosova feston një dekadë shtet që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Lajme

17/02/2018 10:04

Pikërisht në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga media të ndryshme serbe është raportuar se shteti i Burundit ka tërhequr njohjen e saj, vend ky që kishte njohur shtetësinë e Kosovës më 29 tetor të vitit 2012, raporton lajmi.net.

Mirëpo, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë për lajmi.net se edhe pse nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë njohja apo mosnjohja e shteteve të llojit të Burundit, Serbia është duke bërë tema të tilla në mënyrë që të kontestojë Pavarësinë e Kosovës.

Berisha këto tema që mediat serbe e shteti serb i plason në opinion i ka cilësuar si të kota dhe, se këto tema të tilla po riciklohen vazhdimisht.

“Nuk ka asnjë peshë as njohja as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës. Jemi në Pavarësi ,në ditë feste, ajo merr një shtet herë Burundi e herë Guineja  Bisau edhe bën kësi tema të kota, ata veq po e riciklojnë temën” tha Berisha.

“U pa me Guinea Bisau që në fund nuk doli asgjë, njohja e këtyre shteteve nuk ka ndonjë peshë, nuk mund të merremi me të përfolurat e serbëve, sot është ditë feste duam të festojmë” përfundoi Berisha./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Burundi tërheq njohjen e Kosovës?