A e takoi Rifat Jasharin mbrëmë? – Kurti nuk jep detaje nëse kishte të bënte me çështjen e Presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar dje në Prekaz të Skenderajt. Ai aty është takuar me Rifat Jasharin, kryefamiljarin e familjes heroike Jasharaj. Kurti pas takimit me Lumir Abdixhikun e LDK-së, u pyet nëse takimi me të kishte të bënte për çështjen e Presidentit, por që këtë nuk e konfirmoi. “Po kam qenë mbrëmë…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar dje në Prekaz të Skenderajt.
Ai aty është takuar me Rifat Jasharin, kryefamiljarin e familjes heroike Jasharaj.
Kurti pas takimit me Lumir Abdixhikun e LDK-së, u pyet nëse takimi me të kishte të bënte për çështjen e Presidentit, por që këtë nuk e konfirmoi.
“Po kam qenë mbrëmë të baca Rifat. Kur u takuam për bisedimet e 18 vjetorit të Pavarësisë besuam që do të kemi mundësinë të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë sepse nuk jemi para kaherë. Nuk ishte një mundësi e tillë, prandaj shkuam atje, biseduam për zhvillimet politike, për shumë çështje mirëpo natyrisht që zgjidhja [për Presidentin] është në mesin e këtyre subjekteve politike”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/