A e përkrahë Gjermania zbatimin e një anshëm të marrëveshjes me Serbinë, flet ambasadori Jorn Rhode
Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, ka komentuar zhvillimet kryesore që kanë shënuar vitin 2024. Në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin, Jorn Rhode, ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, ka komentuar zhvillimet kryesore që kanë shënuar vitin 2024.
Në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin, Jorn Rhode, ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, e për jetën në përgjithësi në Kosovë.
Ambasadori, flet për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes nga ana e Kosovës, duke marr shembull vendimin për liri të lëvizjes për banorët e Bosnjë e Hercegovinës.
“Unë mendoj që asnjëherë nuk është gabim që të bëhen gjëra të mira të cilat i japin një dinamikë të caktuar një procesi. Këtu dua të theksoj që p.sh. Kosova ka pasur 8 vite kohë për të zbatuar një obligim të cilin e ka marr përsipër sa i përket tokave të Manastirit të Deçanit. Pastaj, janë bërë tashmë më shumë se 8 vite që kur Kosova ka marr përsipër themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të bërë një hap të tillë në drejtim që kjo të arrihet”, ka thënë Rohde.
Tutje ambasadori gjerman është shprehur se Kosova përkatësisht kryeministri Kurti kishte dhënë një shembull të mirë me hapin e një anshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë.
“Më duhet ta përmend një shembull të asaj që thashë deri më tani. Kryeministri i Kosovës para disa javësh njoftoi që ka ndërmarr një hap të njëanshëm kur bëhet fjalë për implementimin e një procesi, përkitazi me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Bosnjës, pra ka njoftuar që nga një janari qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nga Bosnja në Kosovës, por që të njëjtën nuk mund ta bëjnë qytetarët e KOsovës, për shkak të kundërshtimit të Dodikut atje. Megjithatë kjo ka qenë një lëvizje e mirë, sepse me këtë kryeministri ka treguar kush i bënë gjërat në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.
Ambsadori Rhode, i cili ka vendosur që festat e fundvitit, bashkë me familjen e tij, ti pres në Kosovës, thotë se siguria është në nivel, por e brishtë në veri.
Gjithçka sipas tij duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut.