A e ka dorëzuar PDK listën e kandidatëve për deputet? – Deklarohet KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për dorëzimin online të listave me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Gjatë periudhës 11-ditore (2–12 maj), KQZ ka pranuar listat nga 23 subjekte politike, përfshirë 18 parti, 3…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për dorëzimin online të listave me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Gjatë periudhës 11-ditore (2–12 maj), KQZ ka pranuar listat nga 23 subjekte politike, përfshirë 18 parti, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. Katër parti të tjera, të cilat më parë kishin njoftuar pjesëmarrjen, nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, transmeton lajmi.net.
Në mesin e partive që e ka dorëzuar listën është edhe Partia Demokratike e Kosovës, që ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve.
Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 gra.
Komunikata e plotë:
Përmbyllet afati për subjektet politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë (2 – 12 maj 2026)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për subjektet politike për dorëzimin online të listës me emrat e kandidatëve për deputetë, për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
• 18 parti politike
• 3 koalicione
• 1 nismë qytetare
• 1 kandidat i pavarur
• 603 burra
• 314 gra./lajmi.net/