A e dini cila është pesha juaj ideale sipas gjatësisë?

Sipas studimeve të fundit, BMI (indeksi i masës trupore) është metoda më e zakonshme dhe më e përdorur për të përcaktuar peshën ideale të trupit.

Lifestyle

02/10/2019 10:32

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo metodë tregon në mënyrë më të saktë peshën duke iu referuar gjatësisë. Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se kjo mënyrë nuk është 100% e saktë, sepse duhet t’i referoheni dhe masës muskulare, dhjamore, kockore apo sasisë së lëngjeve që keni në trup.

Gjithsesi, kemi një ide të përgjithshme për të. Për ta lexuar mbani parasysh që pesha është e para për femrat dhe e dyta për meshkujt, në tri ndarje: E dobët, e mesme, e shëndoshë, transmeton Class.

Kështu, për një person 170 cm, një femër 56 kg quhet e dobët, ndërsa për mashkullin është 62 kg. Masa e mesme për femrën 170 cm është 60 kg, ndërsa për mashkullin 67 kg, ndërsa quhen mbipeshë femrat 65 kg për 170cm dhe 74 kg për meshkujt 170cm.

Ja tabela që tregon peshën “ideale” referuar gjatësisë: