A do t’ia kërkojë edhe sonte VV-së postin e presidentit, flasin nga LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen serish sot për marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Lajme

11/12/2019 16:24

Në takimin e fundit që u mbajt më 2 dhjetor kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk arritën një marrëveshje për koalicion qeverisëse edhe pse u raportua që atë ditë do të nënshkruhej kjo marrëveshje.

Derisa sot ata do të takohen sërish.

Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarë të LDK-së për më shumë detaje rreth këtij takimi si dhe për të kuptuar nëse kjo parti do të shkojë në takim më kërkesë për postin e presidentit.

Lidhur me këtë, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Besa Gaxheri ka thënë se ajo nuk e di nëse vërtetë LDK-ja do të kërkojë postin e presidenti, por që ka thënë se të dyja partitë duhet të arrijnë marrëveshje paraprakisht për çdo post politik.

Gaxherri ka thënë se nëse VV dhe LDK nuk do të merren vesh tani, për të gjitha postet politike, përfshirë edhe postin e presidentit, do të ketë probleme në të ardhmen, siç tha ajo, gjatë rrugëtimit qeverisës.

“Pasi nuk jam pjesë e bisedimeve nuk e di, por për mendimin tim asnjë post politik nuk duhet që të mbetet pa u marr vesh, sepse çdo mosmarrëveshje e çdo posti politik do të shkaktojë probleme gjatë rrugëtimit të qeverisjes dhe ikja nga ko përgjegjësi thotë shumë edhe automatikisht jetë dyshimi. E tërë marrëveshja është politike edhe vetë program edhe mos të flasim për postet politike, ato nuk mund të zgjidhen kurrsesi pa marrëveshje politike. Dhe në qoftë së tani nuk do të ketë marrëveshje me vonë do të ketë mosmarrëveshje, edhe kësaj nuk mund t’i ikin as nuk duhet të luajnë rolin e demagogut asnjë nga parti politike duke thënë se nuk duhet të bëhet marrëveshja tash për presidentin, apo për kryeministrin apo për ministrat dhe për numrin e ministrive d.m.th gjithçka çka zgjidhet edhe çka është post politike duhet të merren vesh tani, në qoftë se nuk merren vesh tani do të ketë mosmarrëveshje pastaj”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri po ashtu ka folur edhe për deklaratat e të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes të cilat i ka quajtur të dëmshme.

Ajo ka thënë  se kreu i VV-së, Albin Kurti duhet t’i thërras mendjes dhe të bëjë marrëveshjen sa më shpejt, sepse siç tha ajo, qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur.

“Mendoj se deri tash deklarimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë shumë të dëmshme edhe lejnë me kuptu që janë shumë egocentrike dhe janë të papjekur politikisht. Njëherë e përgjithmonë duhet ta marrin vesh që subjekti politikë që fiton zgjedhjet qoftë një votë më shumë e merr përgjegjësin për të krijuar koalicion qeverisës dhe në kuadër të kësaj përgjegjësie sigurisht që ka shumë përgjegjësi edhe kjo i mbetet Vetëvendosjes, me fyerje me shantazhe nuk ka marrëveshje edhe në qoftë se ka një marrëveshje formale ajo nuk jap me kuptu një vullnet të mirë që koalicioni mund të funksionoj mirë dhe kjo unë dua të besoj që ka ndoshta eksponent që në të vërtetë janë të papërgatitur politikisht që Z.Kurti do t’i thërras arsyes dhe do të bëjnë marrëveshje sa më shpejt sepse qytetarët e këtij vendi nuk kanë kohë për të humbur”, ka deklaruar tutje Gaxherri. /Lajmi.net/