A do të shkarkohet? Përgjigjet Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se rrezikon të shkarkohet nga detyra në rast se humb në El Clasico nga Barcelona.

Sport

14/03/2015 14:46

Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Gjatë kësaj jave kanë filluar të qarkullojnë njoftime se italiani mund të largohet nga posti në rast se Los Blancos mposhten nga Barcelona në El Clasico.

Por, ai nuk brengoset.

“Presidenti është paraqitur në një konferencë për shtyp për të reaguar ndaj lajmeve që nuk kanë qenë të vërteta”, deklaroi ai.

“Unë gjithmonë e kam ndjerë mbështetjen e kryesisë së klubit, dhe gjithmonë kam qenë i qetë. Kam kontratë deri në korrik të vitit 2016, dhe këtu ndihem shumë mirë”, u shpreh italiani.