A do të paguhen 170 eurot për qytetarët? Bajrami i përgjigjet VV-së dhe PDK-së

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur në seancën e Kuvendit po pritet të votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

Lajme

30/07/2020 12:53

Bajrami tha se buxheti në fjalë është që një kohë të gjatë në parlament dhe i njëjti nuk është në kundërshtim me ligjin, shkruan lajmi.net.

“Ka kalu një kohë e gjatë që kur buxheti është në parlament. Desha të them që kjo nuk është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike”, tha ai.

Tutje, Bajrami iu përgjigj edhe PDK-së dhe VV-së për shumën e 170 eurove që pritet t’u paguhet punëtorëve që janë goditur nga pandemia në sektorin privat.

“Shuma prej 170 eurosh do të arrijë të ekzekutohet, por edhe qiraja me rastin e dekretimit të ligjit për buxhetin dhe dekretimit në gazetën zyrtare”, tha ajo.

Ajo foli edhe për 30 eurot shtesë për pensionistët, vendim ky që ishte marrë nga qeveria Kurti, teksa shtoi  se gjendja buxhetore në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë.

“Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike do të adresojë të gjithë kërkesat për të gjitha 15 masat. Nuk është e vërtetë që qeveria Hoti ka larguar masën 30 euro për pensionistë. Gjendja buxhetore në vendin tonë është shumë e rëndë. Asnjëherë më keq nuk kanë qenë të hyrat buxhetore”, ka thënë ajo.

“Neve na ka goditur më shumë pandemia sepse s’kemi rezerva. Në rishikim të buxhetit kemi sjellë një buxhet prej 2.6 miliardë euro. Kemi një diskrepancë prej 800 milionë eurosh”, shtoi ajo. /Lajmi.net/