A do të marrin pjesë qytetarët serbë në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës, janë të ndarë në mendime sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Një pjesë e tyre duket që është e gatshme për votime, por të tjerët nuk kanë shprehur vullnet të votojnë. Madje ka prej tyre, që nuk kanë dashur të deklarohen…

Lajme

09/10/2024 21:26

Qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës, janë të ndarë në mendime sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Një pjesë e tyre duket që është e gatshme për votime, por të tjerët nuk kanë shprehur vullnet të votojnë. Madje ka prej tyre, që nuk kanë dashur të deklarohen fare për këtë çështje.

Edhe katër muaj qytetarët e Kosovës do i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re dhe përbërjen e ardhshme parlamentare.

Si jo rrallë herë në këtë proces zgjedhor nacional, ka dilema se a do marrin pjesë qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në pjesën veriore të shtetit.

Nga deklarimet e tyre shihet se janë të ndarë në qëndrime.

“Po, sigurisht se do të votoj në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen. Qofshin ato lokale apo në nivelin qendror unë do të votoj”, tha Adnan Husoviq, qytetar

“Por, Kurti premtoi se do të anulonte zgjedhjet lokale, por ai gënjeu. Ky është mesazhi i qartë i popullit serb, në mënyrë që t’iu kundërpërgjigjemi terrorizmit dhe represionit të Kurtit dhe Prishtinës. Pra do të thotë që në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare populli serb nuk do ta dalë fare të votoj sepse është mashtrim politik i Prishtinës”, tha Stevica Joviq për Tëvë1.

E disa të tjerë zgjedhin të mos deklarohen fare për këtë çështje.

“Sinqerisht nuk e di se çfarë t’iu them për këtë çështje. Kur isha më i ri i kam thënë të gjitha tani si plak nuk dua të flas për çështje politike. Shpresoj të më kuptoni dhe vetëm iu përshëndes”, tha Vaso Millojeviq.

“Të them të drejtën unë nuk jetoj fare këtu dhe nuk më intereson se çfarë do të bëhet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Dimitrije Radonjiq.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Si rrjedhojë qytetarët serb nuk morën pjesë në këto zgjedhje. Andaj në katër komunat veriore u zgjodhën kryetarë shqiptarë.