A do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës? Tri klube pjesëmarrëse kërcënojnë me bojkot të garave pas zgjedhjes së Agim Ademit

Drita, Prishtina dhe Ramiz Sadiku kanë kërcënuar me bojkot të garave në rast të zgjedhjes së Agim Ademit kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sport

06/04/2022 19:46

Gjatë ditës së sotme, Agim Ademi, me 42 vota, u zgjodh përsëri në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar, e kjo nuk iu ka pëlqyer tri skuadrave që përkrahnin Gramoz Vokrrin.

Nesër, sipas orarit, pritet të luhen ndeshjet gjysmëfinale në mes të Prishtinës e Llapit dhe Dritës dhe Ramiz Sadikut, shkruan lajmi.net

Mbetet të shihet nëse do të tërhiqen nga kërcënimet për bojkot skuadrat e lartpërmendura.

Nëse nuk ka ndonjë zhvillim jo të zakontë, të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 14:00. /Lajmi.net/