A do të luajë Hadërgjonaj ndaj Bullgarisë? Përgjigjet Challandes

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur para ndeshjes me Bullgarinë, e cila zhvillohet nesër në Sofje.

Sport

09/06/2019 19:01

Kosova përballet me Bullgarinë nesër nga ora 20:45, ndërsa mungesa të rëndësishme do të ketë në formacionin e ‘Dardanëve’.

Valon Berisha, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe së fundmi Arbër Zeneli, i cili u lëndua rëndë ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi.

“Hadërgjonaj është lojtar i Kosovës dhe mund të luajë, por nuk e zbuloj formacionin”.

“A është i gatshëm për lojë Hadërgjonaj sepse keni thënë se nuk është i përgatitur sepse s’ka luajtur shumë në Angli? Nuk kam thënë se nuk është i gatshëm, por që nuk ka luajtur për 2 muaj dhe nuk është e lehtë pas 2 muajsh të luash me ekipin Kombëtar. Për momentin nuk mund të them 100% a do të luajë apo jo Florenti”, u përgjigj Challandes. /Lajmi.net/