A do të largohet Barkley nga Chelsea? Përgjigjet Frank Lampard

Frank Lampard ka përjashtuar një largim të mundshëm në janar nga Chelsea për Ross Barkley, ndërsa Ruben Loftus-Cheek po ndërmerr hapa pozitivë në kthimin e tij.

Sport

18/01/2020 08:14

Barkley ishte i rregullt për Maurizio Sarri sezonin e kaluar, por ka startuar vetëm gjashtë herë në Premierligë nën Lampard, megjithëse një dëmtim në këmbë i pësuar në tetor e la atë për gati dy muaj jashtë.

“Nuk ka asnjë bisedë këtu për Ross Barkley të largohet. Ai është lojtari ynë. Unë kam shumë besim te Ross. Ky është lajmi që kam dëgjuar si gjithë të tjerët këtë javë”, tha Lampard.

Mesfushori anglez pati paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit të Bluve. /Lajmi.net/