A do të ketë ulje apo ngritje të çmimit të naftës në Kosovës? – Kjo është përgjigja e kryetarit të Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani
Sot gjatë ditës u njoftua se në Londër është rritur çmimi i një fuçie naftë pas tensioneve tregtare mes ShBA-ve e Kinës. A mund të ndikoj në Kosovë kjo, lajmi.net e kontaktoi kryetarin e Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani i cili tha se nuk mund të parashikohet çmimi në ditët në vazhdim pasi ka lëvizje…

Lajme
Sot gjatë ditës u njoftua se në Londër është rritur çmimi i një fuçie naftë pas tensioneve tregtare mes ShBA-ve e Kinës.
A mund të ndikoj në Kosovë kjo, lajmi.net e kontaktoi kryetarin e Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani i cili tha se nuk mund të parashikohet çmimi në ditët në vazhdim pasi ka lëvizje të mëdha ndërkombëtare.
“Çmimet në tregun kosovar përafërsisht janë dizeli 1 euro e 10 cent deri në 1 euro e 21 cent kurse për benzinë janë 1 euro e 11 cent deri në 1 euro e 22 cent. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me parashiku se po ka lëvizje të mëdha në berzat ndërkombëtare dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Ne po shpresojmë se trendi është në ramje dhe dëshira e Shoqatës së Naftarëve të Kosoves është të ketë rënie të çmimit të naftës që sa ma lirë të furnizohen qytetarët. Po akoma nuk ka çmim 1€. Kur do te vi ky çmim 1€ me kënaqësi do ta bëjmë këtë lajm ku unë gjithherë besoj se do te vijë ky çmim. Po shportën e qytetarit askush nuk po e përmendin se nafta eshtë ulur dhe çmimet në markete nuk janë ulur. Çdoherë përmendet nafta shtrenjtë. Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime të naftës më të lira në rajon. Sot çmimet ne Shqipëri për dizel janë 1 euro e 79 cent kurse benzina 1 euro e 80 cent, në Serbi çmimi për dizel është 1 euro 78 cent, ndërsa benzina 1 euro e 79 cent”, tha Berjani./lajmi.net/