A do të kemi rrymë gjatë dimrit?

Kohët e fundit kishte ankesa të zëshme të qytetarëve dhe të bizneseve për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.

Lajme

01/12/2018 23:13

Dhe, vërtet është e habitshme që gati 20 vjet pas lufte të mos ketë furnizim stabil me energji elektrike.

Sidoqoftë, tashmë po mban mot tipik dimëror dhe preokupim ndër qytetarë është furnizimi me energji elektrike në muajt e ardhshëm.

Në KEK zotohen se tri blloqe të Termocentralit “Kosova A” do të jenë në funksion gjatë gjithë dimrit.