A do të jetë ky stadiumi i finales në Copa del Rey?
“AS” shkruan se stadiumi i Atleticos mund të jetë një opsion i mirë sepse nuk ka nevojë për shtyrjen e ndonjë dueli të ekipit nikoqir.

Sport
Barcelona dhe Sevilla mund ta zhvillojnë finalen e Copa del Rey në stadiumin Wanda Metrooplitano të Atletico Madridit.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se stadiumi i Atleticos mund të jetë një opsion i mirë sepse nuk ka nevojë për shtyrjen e ndonjë dueli të ekipit nikoqir.
Santiago Bernabeu dhe Mestalla po ashtu janë përmendur si opsione por Metropolitano duket të jetë favorit i ri për nikoqir të finales, përcjell “lajmi.net”.
Barcelona dhe Sevilla do të luajnë në finale për trofeun e Copa del Rey. /Lajmi.net/