​A do ta shkarkojë Tottenhami Tudorin?

Tottenhamni mori nje pikë shumë të rëndësishme në derbi kundër Liverpoolit derisa po lufton për t’i shpëtuar largimit nga Premier Liga, por e ardhja e trajnerit Igor Tudor mbetet ende e pa qartë. Edhe pse barazimi 1-1 me Liverpoolin ishte i mirëseardhur, burimet brenda klubit kanë konfirmuar se diskutimet e brendshme rreth kandidatëve të mundshëm…

Sport

16/03/2026 08:40

Tottenhamni mori nje pikë shumë të rëndësishme në derbi kundër Liverpoolit derisa po lufton për t’i shpëtuar largimit nga Premier Liga, por e ardhja e trajnerit Igor Tudor mbetet ende e pa qartë.

Edhe pse barazimi 1-1 me Liverpoolin ishte i mirëseardhur, burimet brenda klubit kanë konfirmuar se diskutimet e brendshme rreth kandidatëve të mundshëm për trajner kanë vazhduar që nga humbja e klubit ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve .

Janë marrë në konsideratë kandidatë të ndryshëm dhe një opsion interesant që ata kanë parë është Roberto De Zerbi , i cili ka treguar interes për punën në Tottenham, por ka të ngjarë të kërkojë një angazhim të vërtetë afatgjatë, raporton Flashscore.

Në këtë fazë, preferenca e Spurs ka qenë të emërojë një trajner të përkohshëm për të udhëhequr ekipin deri në fund të sezonit.

Nëse ata mund t’i mbijetojnë betejës për rënie nga kategoria dhe të arrijnë në verë, klubi mund ta rishqyrtojë mundësinë e rikthimit të Mauricio Pochettinos.