A do ta arrijë Lukaku rekordin 70 vjeçar?

Romelu Lukaku ishte padyshim blerje më me zë e Interit gjatë afatit kalimtar veror, ashtu siç doli të jetë edhe nisja perfekte e tij me ekipin e ri.

Sport

14/09/2019 14:17

Sulmuesi belg ka shënuar nga një gol në dy ndeshjet e para në Serie A.

Sot në mbrëmje [20:45] Interi pret në ‘Giueseppe Meazza’ Udinesen, ndërsa Lukaku  do të provojë të barazojë një rekord të vendosur në sezonin 1948/49, pra më tepër se 70 vite më parë, të bëhet futbollisti i dytë në historinë zikaltër, që shënon në 3 javët e para.

I pari dhe i vetmi futbollist i Interit, që ka shënuar gol në 3 javët e para të kampionatit, ka qenë franko-hungarezi Istvan Nyers, i cili përveç këtij rekordi, në atë sezon u shpall edhe golshënuesi më i mirë në Serie A, me 26 gola.

Pikërisht sonte Lukaku do të ketë mundësinë t’i barazojë rekordin, ndërsa më pas të shpresojë që kjo t’i shërbejë si një ogur i mirë, për t’u shpallur edhe golshënuesi më i mirë i kampionatit. /Lajmi.net/