A bëhet qeveria e ardhshme nga partitë që ishin në opozitë? Ardian Gjini: Kosova duhet me dalë në binarë tjerë
Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partia pjesë të cilës është ai, mendon se qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të kaluar. Gjini ka thënë nën qeverisjen e VV’së, ‘’drejtimi është i gabuar’’. ‘’Në AAK e kemi pas një grup…
Lajme
Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partia pjesë të cilës është ai, mendon se qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të kaluar.
Gjini ka thënë nën qeverisjen e VV’së, ‘’drejtimi është i gabuar’’.
‘’Në AAK e kemi pas një grup parlamentar që ka qenë i zëshëm. Ne në AAK mendojmë që qeveria e ardhshme duhet me qenë qeveri e partive që kanë qenë në opozitë mandatin e kaluar. Po mendojmë që Kosova duhet me dalë në binarë të tjerë, kur je në tren të gabuar krejt stacionet kanë me qenë të gabuara. Po besojmë ky drejtim është i gabuar‘’, ka thënë ai në T7.