Kosova kërkon Januzajn
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka ftuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj të luajë për ekipin U-21 ose U-23. Januzaj, 18-vjeç, lindi në Bruksel por është fëmijë i prindërve nga Kosova-Shqipëria, derisa refuzoi ftesa të ndryshme nga Belgjika për nivelet e të rinjve. Mesfushori i ri ka të drejtë loje për skuadra të…
Sport
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka ftuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj të luajë për ekipin U-21 ose U-23.
Januzaj, 18-vjeç, lindi në Bruksel por është fëmijë i prindërve nga Kosova-Shqipëria, derisa refuzoi ftesa të ndryshme nga Belgjika për nivelet e të rinjve. Mesfushori i ri ka të drejtë loje për skuadra të ndryshme përfaqësuese kurse së fundmi është shfaqur si objektiv edhe i Shqipërisë, Belgjikës, Kroacisë dhe Anglisë.
Mirëpo, Kosova besohet se është opsioni i preferuar i Januzajt, mirëpo ekziston një problem. Kosova ende nuk është e pranuar nga FIFA dhe UEFA andaj nuk ka të drejtë të paraqitjes në gara të rëndësishme.
Megjithatë, krerët e FFK-së kanë bërë të ditur se Januzaj mund të luajë për Kosovën në nivelin e të rinjve. Sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu deklaroi për SportsDirectNews: “Do të ishim të nderuar nëse Adnani na përfaqëson, por nuk duam ta vejmë nën presion”.
Kurse, presidenti Fadil Vokrri konfirmoi “kontaktet me familjen e Adnanit dhe shpresojmë të bisedojmë drejtpërdrejtë me të së shpejti”.