Januzaj nuk i ka ‘letrat’ e Kroacisë
Ish selektori i ekipit U-21 të Kroacisë, Ivo Susak ka bërë të ditur se gjatë kohës sa ishte në detyrë, bëri përpjekje të angazhojë yllin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, por nuk pati sukses. “Para dy vjetësh një menaxher me prejardhje shqiptare më ka njoftuar për të. Nëna e tij është kroate. Është potencial…
Sport
Ish selektori i ekipit U-21 të Kroacisë, Ivo Susak ka bërë të ditur se gjatë kohës sa ishte në detyrë, bëri përpjekje të angazhojë yllin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, por nuk pati sukses.
“Para dy vjetësh një menaxher me prejardhje shqiptare më ka njoftuar për të. Nëna e tij është kroate. Është potencial i shkëlqyeshëm. Mirëpo, nuk i ka letrat e Kroacisë”, deklaroi Susak për 24sata.hr.
“Nuk arritëm ta kontaktojmë. Mund të luajë për Anglinë, ose Shqipërinë e Kosovën, nëse FIFA e pranon Federatën e saj. Ende nuk ka luajtur për asnjë ekip Kombëtar”, përfundoi ai.
Januzaj është bërë temë e nxehtë pas dy golave në fitoren e Unitedit ndaj Sunderlandit 2-1 të shtunën që ishte debutimi i tij si titullar në Premierligë. “Adnani dëshiron të shikojë se si do të vazhdojë karriera e tij në nivelin e klubeve para se të vendos se për cilën Kombëtare do të luajë”, ka njoftuar United.