Costa, mbrojtës në sulm

Ish sulmuesi i mirënjohur argjentinas, Jorge Valdano ka përshkruar yllin e Atletico Madridit, Diego Costa si “mbrojtës që luan në sulm”. Braziliani është kontaktuar nga Federata spanjolle e Futbollit rreth gatishmërisë së tij për të luajtur me ekipin e Vicente del Bosque pasi deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare për Brazilin. Derisa…

Sport

05/10/2013 17:00

Ish sulmuesi i mirënjohur argjentinas, Jorge Valdano ka përshkruar yllin e Atletico Madridit, Diego Costa si “mbrojtës që luan në sulm”.

Braziliani është kontaktuar nga Federata spanjolle e Futbollit rreth gatishmërisë së tij për të luajtur me ekipin e Vicente del Bosque pasi deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare për Brazilin.

Derisa vazhdon të debatohet nëse 24-vjeçari do të shkëmbejë Brazilin për Spanjën, ai ka marrë përkrahje nga Valdano. “Do të ishte kompliment për lojën pasuese të Spanjës”, deklaroi ish sulmuesi i Real Zaragozës dhe Real Madridit.

“Ka shumë kohë prej tani deri në Kampionatin botëror për një sulmues si Diego të përshtatet në ekip. Ai është një mbrojtës që luan në sulm, kurrë nuk e kam parë një sulmues që lufton aq shumë”, përfundoi ai.