Juventus në gjysmëfinale
Juventus mposhti Olympique Lyonin edhe në ndeshjen e kthimit, 2:1, dhe siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e Europa League. Andrea Pirlo dhe Claudio Marchisio shënuan golat për Bianconerët.
Sport
Juventus u kualifikua në gjysmëfinalen e Europa League pas fitores 2:1 në ndeshjen e kthimit kundër Olympique Lyon. Bianconerët shkuan tutje pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Andrea Pirlo shënoi nga goditja e lirë në minutën e katërt por Lyon u kudërpërgjigj nëpërmjet Jimmy Briand në minutën e 18-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Juventus kaloi sërish më avantazh duke shënuar golin e qetësisë nëpërmjet Claudio Marchisios në minutën e 68-të, dhe siguroi gjysmëfinalen.
Në ndeshjet tjera, Sevilla eliminoi Porton duke e mposhtur 4:0 (4:1). Benfica e fitoi edhe ndeshjen e kthimit me AZ Alkmaar 2:0 (3:0), dhe kaloi tutje. Ndërsa, Valencia përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë prej 3:0 ndaj Baselit dhe siguroi vazhdimet.
Rezultatet:
Juventus – Lyon 2:1 (3:1)
Sevilla – Porto 4:1 (4:2)
Valencia – Basel 5:0 (5:3)
Benfica – Az Alkmaar 2:0 (3:0)