Hoxhaj dhe Çeku në NATO
Enver Hoxhaj dhe Agim Çeku udhëtuan sot në Bruksel për t’u takuar më Përfaqësues të NATO-s. Hoxhaj ka bërë të ditur se ky takim ka karakter informues për të arriturat dhe zhvillimet kyçe në Kosovë.
Lajme
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ai i FSK-së, Agim Çeku, kanë udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të takohen me përfaqësues të shteteve anëtare të NATO-s.
Në një cicërimë në rrjetin social Twitter, Ministri i Jashtëm Hoxhaj, në gjuhën angleze ka shkruar se së bashku me Ministrin Agim Çeku, gjenden rrugës për në Bruksel.
“Se gjendet rrugës për në Bruksel së bashku me Agim Çeku, për t’u takuar me Përfaqësuesit e Përhershëm të NATO-s. Ne do t’i informojmë ata për zhvillimet kyçe në Kosovë”.
Ky takim i këtyre dy ministrave, vije në kohën kur Kosova është pranuar si shtet vëzhgues në NATO.