Scarlett Johansson nuk i pëlqen pseudonimi i saj

Scarlett Johansson nuk pëlqen ta thërrasin ‘ScarJo’ dhe e quan pseudonimin e saj ngjitës dhe fyes.

ShowBiz

08/04/2014 19:02

Scarlett Johansson nuk i pëlqen pseudonimi  i saj. 29 vjeçarja njihet gjatë si ‘ScarJo’ por ajo nuk është aspak fanse e këtij pseudonimi.

Scarlet është në ballinën e Glamour’ për muajin maj dhe aty ajo ka zbuluar se ky pseudonim i duket fyrje.

‘Unë e ndërlidh atë emër me ndonjë pop yll. Tingëllon dembel dhe është ngjitës. Ka diçka fyese në të’, ka thënë aktorja për Glamour.

Ajo shfaqet si përherë e bukur në ballinën e revistës, me një komplet metalik të kuq dhe flokë të kuqe që i ka bërë me rastin e filmimit të fundit që ka atv pasur për personazh në ‘Captain America 2’.

Scarlett është e fejuar me një gazetar nga Parisi dhe thuhet se edhe pret fëmijën e tij, kështu që gjasat janë shumë të mëdha që ajo të shpërngulet në Francë.

Tani për tani ka dalë premiera e filmit të saj të fundit ‘Captain America 2’ dhe në javën e parë të shfaqjes ka vënë rekord prej 96.2milionë dollarë në Amerikë.