Më tepër se 7 milionë votues në zgjedhjet e Afganistanit

Shefi i Komisionit Zgjedhor të Afganistanit, Ahmad Yousuf Nuristani, deklaroi se sipas vlerësimeve preliminare, në këtë vend kanë dalur në zgjedhje 7 milionë votues, nga 12 milionë sa kanë të drejtë vote. Kjo shifër paraqet 58% të daljeve në zgjedhje.

Bota

05/04/2014 17:05

Deri tash, ka raporte se vetëm një person është vrarë në dhunën për të cilët zyrtarët zgjedhorë thanë se ishte e ndërlidhur me zgjedhje.

Tetë kandidatë ishin në garë për ta zëvendësuar presidentin aktual, Hamid Karzai, i cili nuk ka mundur të garoj, pasi Kushtetuta e Afganistanit nuk lejon që presidenti t’i ketë tri mandate, raporton Radio Evropa e Lirë.

Autoritetet thonë se më se 350 mijë ushtarë ishin vendosur në hapësira të ndryshme për ta penguar ndonjë ndërhyrje të talibanëve, që kanë thënë se do t’i shkatërrojnë zgjedhjet.

Transferi i autoritetit te presidenti i ardhshëm, po ndodhë në periudhën kur pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm perëndimorë po përgatiten për tu larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.