Anglezët ‘single’ në përgatitje

Për një moment ishte shprehur i hapur për përfshirjen e të gjithëve në grupin e gjerë të ekipit, por pastaj u mendua për herë të dytë dhe e ndërroi mendimin. Roy Hodgson nuk dëshiron shqetësime në përgatitjet e Anglisë në Florida, për Kampionatin botëror në Brazil. Të ashtuquajturat Wgs do të mbeten në shtëpi. Në…

Sport

02/04/2014 17:26

Për një moment ishte shprehur i hapur për përfshirjen e të gjithëve në grupin e gjerë të ekipit, por pastaj u mendua për herë të dytë dhe e ndërroi mendimin.

Roy Hodgson nuk dëshiron shqetësime në përgatitjet e Anglisë në Florida, për Kampionatin botëror në Brazil.

Të ashtuquajturat Wgs do të mbeten në shtëpi. Në Angli kishin shpërthyer polemika rreth vendimit fillestar të Hodgsonit që kishte paralajmëruar se edhe të dashurat e gratë e futbollistëve mund të jenë pjesë e përgatitjeve të ekipit.

Mirëpo, mediet britanike kanë njoftuar se Hodgson ka ndërruar mendjen dhe nuk do të lejojë që futbollistët e tij të jenë të shoqëruar nga më të dashurat e tyre së paku gjatë përgatitjeve për Kampionatin botëror.

Më 14 qershor, Anglia do të debutojë në Botërorin e Brazilit kundër Italisë.