Ibrahimovic: Mundësia e fundit për ta fituar Ligën e Kampionëve
Zlatan Ibrahimovic thotë se kjo do të jetë mundësia më e madhe në karrierë për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, teksa skuadra e tij Paris Saint Germain do të përballet me Chelsean të mërkurën mbrëma, në çerekfinale. Sulmuesi suedez nuk ka arritur ende ta shijojë këtë trofe, kështu që mendon se kjo është…
Sport
Zlatan Ibrahimovic thotë se kjo do të jetë mundësia më e madhe në karrierë për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, teksa skuadra e tij Paris Saint Germain do të përballet me Chelsean të mërkurën mbrëma, në çerekfinale.
Sulmuesi suedez nuk ka arritur ende ta shijojë këtë trofe, kështu që mendon se kjo është mundesia e fundit për ta bërë një gjë të tillë.
“Mendoj se mundësia më e madhe për ta fituar Championsin për mua është në Paris, sepse kjo është kontrata ime e fundit në Evropë”, deklaroi ish futbollisti i Juventusit, Interit, Milanit dhe Barcelonës.
“Ne jemi çerekfinalistë dhe jemi bërë një ekip i madh. Nuk kemi asgjë çka të humbim dhe jemi të ri në këtë kompeticion, derisa Chelsea ka së paku dhjetë vjet eksperiencë”, shtoi ai.
“Ata e fituan Europa League, Ligën e Kampionëve dhe kanë ekip mjaft të mirë. Chelsea është klub i madh. Do të jetë mjaft ngazëllues, por mendoj se Chelsea është favorit absolut”, përfundoi ai.