Nëna mesazh Ritës: ‘Zemër ke harruar të veshësh bluzën’
Vera Ora e përkrah shumë vajzën e saj por as fansat e Ritës nuk i lë anash, duke i kënaqur me postimet shumë interesante në Twitter.
ShowBiz
Rita Ora me stilin e saj të veçantë tanimë ka një karierë të bujshme dhe të gjithë e duan për reklamat dhe ballinat e revistave.
Hareja dhe buzëqeshja që gjithmonë e shohim te Rita vjen nga një burim i pashterrshëm, nëna e saj.
Vera Ora është një kosovare që ka përfunduar psikiatrinë në Kosovë, por pas emigrimit në Angli i është dashur t’i mësojë të gjitha gjërat dhe të përfundojë shkollimin që nga e para.
Por, kur një njeri është i hapur dhe i prano sfidat, çdo gjë bëhet më e lehtë. Këtë mund ta vërejmë te Vera Sahatçiu.
Ajo ka përkrahur Ritën që në fillimiet e karierës së saj, e ka këshilluar me eksperiencën e vet, si një grua moderne që është.
Fansat e Ritës e duan shumë Verën, për faktin që është nëna e Ritës, por jo vetëm.
Ajo në rrjetin social Twitter është shumë aktive dhe bën komente dhe postime mjat interesante dhe shumë qesharake, që shumica kanë të bëjnë me fotografimet e Ritës në balina të revistave dhe daljet në publik.