Peticioni i AAK’së po shkon huq
Tashmë mbi 30 mijë nënshkrimet të mbledhura nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk kanë shkuar në adresën e duhur, në Kryesinë e Kuvendit. AAK akuzon LDK-në dhe VV-në për mospërkrahje në rrëzimin e qeverisë, LDK heshtë, ndërsa, VV nuk beson në AAK-në.
Lajme
Që kur se AAK ka filluar peticionin e saj për rrëzimin e Qeverisë, janë mbledhur mbi 30 mijë nënshkrime, por se ato ende nuk kanë shkuar në adresën e duhur, në Kryesinë e Kuvendit. AAK akuzon LDK-në dhe VV-në për mospërkrahje në rrëzimin e qeverisë, LDK heshtë, ndërsa, VV nuk beson në AAK-në.
Për këtë “dështim”, ka një shpjegim shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini. Ai ka thënë për Kosovapress, se mungon vullneti i dy partive të tjera opozitare për të proceduar shkarkimin e Qcerisë.
“Për shkak se nuk po shohim vullnet të dy partitë tjera në opozitë që të procedojnë me shkarkimin të qeverisë, nuk po shohim vullnet që në Kuvend të shkohet me shkarkim të Qeverisë, më tepër ka vullnet të shpërbëhet Kuvendi”.
“A kanë faj a s`kanë faj e vlerësoni ju, por nuk po e përkrahin mocionin e Aleancës për shkarkim të qeverisë”.
Por, Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se partia e tij nuk përkrahë këtë nismë të AAK-së, sepse dyshon në sinqeritetin e tyre.
“Sa i përket nismës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ne u kemi thënë atyre disa herë se edhe nuk besojmë në sinqeritetin e tyre si subjekt duke u bazuar në historikun e vonë që ata e kanë në shërbim të qeverisë, por edhe mendojmë se një çështje e tillë duhet të jetë iniciativë e opozitës e jo iniciativë e ndonjë grupi për ku ta di unë për çfarë interesi”.
“Pra në këtë drejtim konsiderojmë se arsyet pse po rrëzohet Qeveria janë shumë më të rëndësishme sesa momenti kur po bëhet ajo”, ka Ymeri për Kosovapress.
Ndërkaq, analisti politik, Ardian Arifaj ka thënë se partitë opozitare nuk po mund të koordinohen në mes vete për shkak të përçarjeve të mëdha që kanë.
“Janë disa momente të rëndësishme që duhet të trajtohen ndaras, e para është përçarja që ka ekzistuar në partitë opozitare në Kosovë, të cilat kanë pasur rivalitet me njëra tjetrën, sesa me partitë që janë faktikisht në pushtet dhe ky rivalitet nuk i ka lejuar asnjëherë që të bashkë rëndojnë veprimet e veta si opozitë dhe të veprojnë në disa momente si opozitë e bashkuar dhe si kundërshtare e koalicionit qeverisë kjo po del në pah edhe këtë here kur partitë opozitare nuk mund të bashkërendojnë veprimet e veta për zgjedhjet ose datën e zgjedhjeve apo për çfarëdo që shtrohet para tyre”.
Arifaj thotë se qytetarët mund të partitë, pasi që është në dorën e tyre se kë do të zgjedhin për Kryeministër. Ai thotë se partitë opozitare duhet të kenë kujdes se si sillen në Kuvend.
“Momenti tjetër i rëndësishëm është që të gjitha partitë opozitare duhet të kenë kujdes që më shumë se në Kuvend në këtë vit t`i drejtohen drejtpërdrejt qytetarit votuesit të Kosovës se ai do të jetë adresa që do të vendos se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm kush do të jetë fitues në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë në zgjedhjet komunale të nëntorit të kaluar pamë që qytetari i Kosovës është shumë i vëmendshëm dhe di të çmoj ofertat por di edhe të dënoi mungesën e ofertave dhe vizionit kjo është edhe ajo që sot i mungon opozitës në Kosovë pra një vizion një ofertë bindëse për të ardhmen e Kosovës edhe kjo duhet të jetë pika kryesore që e shqetëson opozitën sot në Kosovë e jo gara se kush do të dëshmohet më shumë në Kuvendin e Kosovës”, tha Ardian Arifaj për Kosovapress.
(Kosovapress)