A ju kujtohet Diaby?
Abou Diaby ka qenë i lënduar tashmë një kohë aq të gjatë sa që dikush mund të ketë harruar që ekziston. Mirëpo, ka dritë në fund të tunelit për francezin. Pas mungesës për më tepër se një vit, Diaby është shumë pranë rikthimit në ekipin e parë të Arsenalit, më 1 prill. Jo, nuk është…
Sport
Abou Diaby ka qenë i lënduar tashmë një kohë aq të gjatë sa që dikush mund të ketë harruar që ekziston.
Mirëpo, ka dritë në fund të tunelit për francezin. Pas mungesës për më tepër se një vit, Diaby është shumë pranë rikthimit në ekipin e parë të Arsenalit, më 1 prill. Jo, nuk është shaka.
Lajmi u konfirmua nga menaxheri Arsene Wenger i cili shpreson se këtu të vijë fundi probleme fizike të Diabyt. “Diaby është duke u rikthyer”, deklaroi Wenger. “Ai është përgatitur në Francë, dhe do të rikthehet më 1 prill.
Nuk mund të parashikoj se sa kohë do t’i nevojitet, por do të kem një befasi të mirë pasi ta takoj”. Diaby për herë të fundit luajti për Arsenalin në mars të vitit 2013, kur pësoi lëndim në ligamentet e gjurit, para se të udhëtonte për në Katar për t’u trajtuar.
Rikthimi i tij në stërvitje u pengua nga disa probleme të tjera përfshirë telashe me nyjë dhe gju, kurse Wenger muajin e kaluar kishte deklaruar se do të befasohet nëse 27-vjeçarri arrin të luajë sërish.