Shoferi i autobusit i shënoi Realit
Real Madrid pësoi disfatë të papritur dhe të rëndë duke u mposhtur 2:1 në udhëtim te Sevilla të mërkurën mbrëma. Los Blancos zbritën në pozitën e tretë në La Ligë pas gjunjëzimit të dytë të njëpasnjëshëm pas atij të pësuar të dielën në El Clasico nga Barcelona. Për këtë në mesjavë, fajtori kryesor ishte Carlos…
Sport
Real Madrid pësoi disfatë të papritur dhe të rëndë duke u mposhtur 2:1 në udhëtim te Sevilla të mërkurën mbrëma.
Los Blancos zbritën në pozitën e tretë në La Ligë pas gjunjëzimit të dytë të njëpasnjëshëm pas atij të pësuar të dielën në El Clasico nga Barcelona.
Për këtë në mesjavë, fajtori kryesor ishte Carlos Bacca i cili realizoi të dy golat në fitoren e madhe të Sevillas.
Për të shtuar turpërimin e Real Madridit përkujdeset e kaluara e Baccas, i cili para se të bëhej futbollist kishte punuar si shofer i autobusit në qytetin e tij në Barraquilla.
Edhe në atë kohë, Bacca shquhej për talentin e tij në futboll para se të fillonte karrierën tek skuadra Atletico Junior, kurse sot paraqitet me Sevillan. Arritje e madhe, s’ka fjalë.