‘Selfie’ tashmë edhe me tendenca për vetëvrasje
Një i ri i varur nga fotot selfie, u mundua ta mbysë veten sepse nuk i pëlqyen asnjë nga fotot që i ka bërë.
Bota
Danny Bowman, 19 vjeç, ka bërë 200 ‘selfie’ në një ditë dhe gati është mbytur me barna pasi që asnjë nga to nuk ishin perfekte.
Adoleshenti nga Newcastle, tani po i paralajmëron të tjerët për rreziqet nga telefonat mobil.
‘Unë pa ndalur kam bërë foto ‘selfie’ duke kërkuar një foto perfekte dhe kur e kuptova që nuk mundem kam dashur të vdes’ – ka thënë ai për Daily Mirror.
Kam humbur shoqërinë, shkollën, shëndetin e për pak edhe jetën.
Kjo mani po bëhet një problem serioz dhe sipas doktorëve, nuk është një çështje e kotë.