KQZ asgjëson materialin e Zgjedhjeve Lokale 2013

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të hënën me asgjësimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2013.

Lajme

24/03/2014 15:06

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka deklaruar  se tani jemi në fazën e fundit të të gjithë procesit zgjedhor, e që është shkatërrimi i materialit zgjedhor, sipas obligimeve ligjore.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë zhvilluar konsultime edhe me institucione të tjera për të ruajtur një pjesë të këtij materiali.

“Do të ruajmë të gjithë materialin i cili eventualisht është objekt i hetimeve nga institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë ruajtjen e gjithë materialit, derisa të përfundojnë hetimet apo kur ky material nuk konsiderohet i vlefshëm në cilësinë e provës”, tha Halimi para gazetarëve.

Procesi i asgjësimit/shkatërrimit të materialit zgjedhor do të zgjasë disa ditë.