Conte përshëndet lojën e Juventusit
Antonio Conte ndihet i kënaqur me lojën që e shfaqën lojtarët e tij, në fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Catanias. Goli i Carlos Tevez, i realizuar në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm për Bianconeri, të cilët iu afruan edhe më shumë titullit të kampionit, të tretit radhazi në Serie A. “Juventusi luajti mirë dhe…
Sport
Antonio Conte ndihet i kënaqur me lojën që e shfaqën lojtarët e tij, në fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Catanias.
Goli i Carlos Tevez, i realizuar në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm për Bianconeri, të cilët iu afruan edhe më shumë titullit të kampionit, të tretit radhazi në Serie A.
“Juventusi luajti mirë dhe e menaxhoi situatën, kështu që jam krenar me lojtarët”, u shpreh Conte pas lojës, në të cilën u ndëshkua me karton të kuq.
Trajneri italian po ashtu e lavdëroi personalisht sulmuesin Pablo Daniel Osvaldo, i cili e shërbeu Tevezin në golin e fitores.
Ish sulmuesi i Romës iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ gjatë janarit nga Southampton dhe ka arritur të integrohet mirë në kampionin e shumëfishtë italian.