Presidenti i Maqedonisë duhet të jetë shqiptar

Ali Ahmeti thotë se shqiptarët e Maqedonisë duhet të kenë postin e Presindetit. Ai ka ndërmend që kësaj ideje t’i qëndroj deri në fund. Mendon se lufta në Maqedoni ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit.

Lajme

22/03/2014 07:45

Politikani shqiptar nga Maqedonia, Ali Ahmeti (BDI) thotë se elektorati shqiptarë në Maqedoni është ai që vendos se a do të dal partia e tij fituese.

Në një intervistë dhënë për “Zëri”, Ahmeti thotë se për koalicione duhet të vendosin elektorati shqiptar dhe maqedonas. Ai thotë se në Maqedoni votohet mbi baza etnike.

“Tani unë nuk e kam princip që të flas ku do të jetë pozicioni i partisë sime. Ka 12 vjet që kemi fituar zgjedhjet me një përqindje goxha të lartë, por për këtë vendosin shqiptarët ditën ata kur do të votojnë. Ne punojmë”.

“Partneritetin e vendosë elektorati tek shqiptarët dhe tek maqedonasit. Nëse shqiptarët përkrahin filozofinë politike të BDI’së dhe unë fitoj legjitimitetin, do të thotë që unë jam në tavolinë me palën tjetër që fiton në anën tjetër. Këtu votohet mbi baza etnike dhe jo mbi baza ideore”.

Lidhur me idenë e propozuar nga BDI, që posti i presidentit t’i takojë shqiptarëve, Ahmeti thotë se i qëndron kësaj ideje, anipse pala maqedonase nuk e ka pranuar mirë këtë ide.

“BDI ka vendosur në tavolinë një ide, ia ka prezantuar palës maqedonase që ka legjitimitetin për nj president konsensual, pala tjetër njk ka mundur që ta gëlltisë këtë projekt, ne ua kemi bërë me dije se do të qëndrojmë deri në fund të kësaj ideje, sepse kjo i afron dy komunitete në Maqedoni. Nuk bëri mirë që zoti Thaçi që përpieqet të lëndojë indenë tonë me kandidatin që propozoi”.

Ali Ahmeti është i vendosur që shqiptarët të kenë postin e presidentit. Ai thotë se problemi i emrit të Maqedonisë nuk është problem më i ndërlikuar sesa pavarësia e Kosovës.

“Po, si jo, s’i kam hyrë kot kësaj pune. Nëse jo pas pesë vitesh atëherë pas dhjetë vitesh. Mudn të kërkojmë që presidenti të zgjidhet në parlament. Janë tri funksionet më të larta në vend, le t’i ndajmë pra ato. Ajo parti që është më e madhe i merr dy nga këto poste, e dyta e merr një”.

“Problemi i emrit të Maqedonisë nuk është problem më i vështirë dhe më i ndërlikuar sesa problemi i Pavarësisë së Kosovës”.

Ali Ahmeti është i bindur se lufta në Maqedoni ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit

“Lufta ka përfudnuar në Maqedoni me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit. Për shqiptarët në Maqedoni, unë mendoj që lufta ka përfunduar. Unë nuk mendoj për luftëra të reja, por për integrim në NATO dhe BE, për paqe, stabilitet sepse me hasmëri shekullore nuk ecet përpara”tha Ali Ahmeti për “Zëri”.