KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare

KQZ ka filluar përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2014. Në mbledhjen e sotme, KQZ gjithashtu miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale, ku kostoja e shpenzimeve për zgjedhjet lokale të vitit 2013, ka qenë më e ulët se në vitin 2009.

Lajme

21/03/2014 11:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur mbledhje e radhës ku ka diskutuar edhe për përgatitjen  e zgjedhjeve nacionale si dhe ka miratuar Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale, si dhe disa pik tjera të rendit të ditës.

Në bazë të raportit  të KQZ-së, shpenzimet për zgjedhjet lokale, kanë qenë më të ulëta, se sa në zgjedhjet lokale të viti 2009.

Gjatë vitit 2009, shpenzimet për një votues, kanë qenë 3.9 euro, ndërsa në vitin 2013, 3.3 euro për një votues.

KQZ  ka  rekomandua që të gjobiten shtatë subjekteve politike jo-parlamentare të cilat nuk kanë dorëzuar në afat ligjor raportin e shpenzimeve të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013.

Ndërkaq sa i përket përgatitjes për zgjedhjet nacionale anëtarët e KQZ-së, ka diskutuar që të fillohet sa më shpejt me përgatitjet, për shkak të kohës së shkurtër që do ta kenë në dispozicion.

Si pjesë e parë e këtyre përgatitjeve pritet të jetë shpallja e konkursit për punësim të në KQZ.

Në mbledhjen e KQZ-së, janë miratuar edhe disa pika të rendit të ditës, ndërkaq që është shtyrë miratimi i Kornizës Afatmesme e Shpenzimeve për vitin 2015-2017, thuhet në komunikatën e KQZ-së.