Kujdes nga Villa
David Villa do të shijojë derbin e tij të parë të Madridit kur sonte me Atleticon do të ndeshet me Realin në Santiago Bernabeu. Sulmuesi spanjoll është futbollist i cili ka bilanc personal mjaft pozitiv në përballje me Los Blancos. Si ish anëtar i Real Zaragozas, Valencias dhe Barcelonës, Villa u takua me Real Madridin…
Sport
David Villa do të shijojë derbin e tij të parë të Madridit kur sonte me Atleticon do të ndeshet me Realin në Santiago Bernabeu. Sulmuesi spanjoll është futbollist i cili ka bilanc personal mjaft pozitiv në përballje me Los Blancos.
Si ish anëtar i Real Zaragozas, Valencias dhe Barcelonës, Villa u takua me Real Madridin në 26 ndeshje (17 në La Ligë, tre në Copa del Rey, katër në Superkupën e Spanjës dhe dy herë në Ligën e Kampionëve).
Bilanci i tij është nëntë fitore, gjashtë barazime dhe njëmbëdhjetë humbje. Por, në 26 duelet në të cilat u paraqit kundër Real Madridit, Villa ka realizuar 10 gola, shtatë në duelet në La Ligë, një në Copa del Rey dhe dy herë në Superkupën e Spanjës.
Por, përveç Villas, Reali duhet të ketë kujdes edhe nga sulmuesi tjetër i Atleticos, Diego Costa i cili e ka nisur furishëm edicionin e ri me shtatë gola në La Ligë.