Largimi i Pirlos, katastrofë për Juventusin
Gianluigi Buffon mendon se do të ishte katastrofë për Juventusin nëse Andrea Pirlo largohet nga klubi në fund të sezonit. Kontrata e mesfushorit italian me kampionin e Serisë A është e paraparë të skadojë gjatë verës së vitit 2014 dhe drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta ka theksuar më herët gjatë javës se klubi nuk ngutet…
Sport
Gianluigi Buffon mendon se do të ishte katastrofë për Juventusin nëse Andrea Pirlo largohet nga klubi në fund të sezonit.
Kontrata e mesfushorit italian me kampionin e Serisë A është e paraparë të skadojë gjatë verës së vitit 2014 dhe drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta ka theksuar më herët gjatë javës se klubi nuk ngutet për t’i ofruar marrëveshje të re.
Por, Buffon i ka bërë thirrje klubit të reagojë shpejt duke vazhduar qëndrimin e 34-vjeçarit, sa më parë që është e mundur, përndryshe rrezikojnë të shkatërrojnë bazën e ekipit. “Largimi i Pirlos nuk duhet të ekzistojë si opsion”, deklaroi Buffon për Sky Sport Italia.
“Në rast se Pirlo largohet, ai do të ndikonte në lojën e përgjithshme të ekipit. Shpresoj që kurrë mos të humbin një futbollst të madh si ai”, u shpreh Buffon. Pirlo iu bashkua Juventusit nga Milan në verën e vitit 2011 dhe i ndihmoi Bianconerëve të fitojnë tituj të njëpasnjëshëm në Serie A.