2014’ta viti i vendimit për liberalizimin e vizave
Enver Hoxhaj thotë se viti 2014 do të jetë viti kur do të merret vendimi për liberalizimin e vizave, ndërsa në janar të vitit 2015 thotë se do të hyjë në fuqi ky vendim. Sipas tij, arsyeja kryesore që u morr një vendim, ishin zgjedhjet e majit në PE.
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se viti në të cilin po kalojmë, do të jetë viti që kosovarët do të udhëtojnë pa viza.
Në emisionin “Top Show” në Top Channel, Hoxhaj tha se, sinjalet që ka marrë për një vendim të tillë, janë për shkak të zgjedhjeve të majit në Parlamentin Europian.
“Arsyeja kryesore se ditët e kaluar u morr një vendim që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza, ka pasur të bëjë me zgjedhjet në Parlamentin Europian që mbahen në maj, arsyeja e vetme ka pasur të bëjë me zgjedhjet”.
“Ju e dini që në Europë ka një skepticizëm ndaj migrimit, ka një tendencë anti-bashkim Europian. Ka parti politike të cilat janë shumë anti-Europiane. Dhe, të gjitha partitë e mëdha Europiane kanë qenë shumë të vëmendshëm që çdo vendim i cili mund të keqkuptohet në opinionin publik, vendime të tilla të shtyhen për një datë të pacaktuar”.
“Vizitat që i kam pasur në disa kryeqytete Europiane, kanë bërë të ditur që qytetarët këtë vit do ta gëzojnë vendimin sa i takon liberalizimit të vizave, ndërsa do të hyjë në fuqi në janar të 2015’tës”.
“Por këtë vitë do të ndodhë marrja e vendimit”, ka thënë ai në Top Channel.