Shpend Ahmeti nuk i ndahet naftës, inicon prishjen e kontratës
Kyretari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ka iniciuar të gjitha veprimet për ndërprerjen e kontratës me HIB Petrol siç e kërkon ligji dhe kontrata.
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti , ka thënë se ka iniciuar të gjitha veprimet për ndërprerjen e kontratës me HIB Petrol, e cila deri më tash kishte furnizuar shkollat e kryeqytetit me naftë për ngrohje
“Sot kam iniciuar të gjitha veprimet për ndërprerjen e kontratës me HIB Petrol siç e kërkon ligji dhe kontrata”, ka shkruar Ahmeti ne facebook
“42 mostrat e marra nga prokuroria dëshmojnë se në më shumë se 38 rezervuare, nuk ka pas naftë por vaj, të cilin sot edhe kompania e konfirmoi nuk guxon ta ketë”.
“Me mashtrime e hajni ky shtet nuk ec përpara. Do të kërkojmë përgjegjësi politike, përveç asaj penale/ekonomike për dëmet ekonomike e shëndetësore të qytetit tonë. Deri në fund të arritjes së drejtësisë”.